Botë

Macroni niset drejt Washingtonit për vizitën e parë në administratën Biden

Foto: AP
 

Presidenti francez, Emmanuel Macroni, është nisur drejt Washingtonit, në vizitën e tij të parë atje që kur në krye të shtetit është presidenti Joe Biden.

Marrëdhënia Biden-Macron pati një fillim të vështirë. Macroni tërhoqi shkurtimisht ambasadorin e Francës në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi një marrëveshje për shitjen e nëndetëseve bërthamore në Australi, duke minuar një kontratë për Francën për të shitur nëndetëse me naftë, raportoi Associated Press të martën.