Autoritetet në El Salvador të hënën kanë paralajmëruar banorët në afërsi të vullkanit Chaparrastique, se vullkani ka filluar të shpërthejë, raporton agjencia AP.
Ministria e Ambientit e El Salvadorit, ka raportuar për shpërthime në vullkan, që gjendet rreth 135 kilometra në lindje të kryeqendrës.
Raportohet se intensiteti është në shkallën 1 nga 8 sa është maksimalja.
Autoritetet janë duke përgatitur 26 kampe për të akomoduar rreth 10 mijë banorë që gjenden në afërsi të vullkanit.
Zona e sigurisë është zgjeruar në 6 kilometra.
Vullkani është i lartë 2130 metra dhe është një nga gjashtë vullkanet më aktive në El Salvador. Shpërthimin e fundit të madh e kishte në janar të vitit 2016.