Botë

Fillon nën presion, Juppe i gatshëm për ta zëvendësuar

Paris, 4 mars – Rreth 50 ditë nga presidencialet franceze, Alain Juppe u shpreh i gatshëm dje për ta zëvendësuar kandidatin e së djathtës, François Fillon i braktisur nga një pjesë e mbështetësve të tij për shkak të skandalit për punësime të dyshuara fiktive, por ende luftarak.

Alain Juppe, ish-kryeministri i spostuar në raundin e dytë të paraprakeve të së djathtës nuk do të kandidojë nëse Fillon përmbush kushtet.

”Duhet që François Fillon të tërhiqet nga gara dhe që familja e tij politike e së djathtës dhe të qendrës, republikanët në mënyrë unanime ta mbështesin Juppe-n”, bëri të ditur rrethi i tij.

”Alain Juppe nuk është një puçist, ai nuk do të nxjerrë jashtë Fillon dhe nuk ka inskenuar asnjë komplot”, siguroi i njëjti burim për median.

Juppe, 71 vjeç, deri tani ka mohuar faktin se ishte i gatshëm për t’u rikthyer në garën për presidencialet e prill -majit.

François Fillon, së shpejti 63 vjeç, po përballet me braktisje të shumta brenda ekipit të tij elektoral dhe thirrjeve të shumta për tërheqje të shfaqura në kampin e tij që prej njoftimit të mërkurën për vënien e munshme nën akuzë në aferën e pagave të marra nga bashkëshortja e tij Penelope dhe dy fëmijëve të tij si këshilltarë parlamentarë