Botë

Scholz: Siguria energjetike e Gjermanisë për këtë dimër është e garantuar

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar të mërkurën se siguria energjetike e Gjermanisë për këtë sezon dimëror është “e garantuar” në mes të krizës energjetike të Evropës të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, shkroi të mërkurën CNN-i.

"Është e garantuar sepse qeveria gjermane mori një kthesë të guximshme në drejtim dhe sepse familjet dhe kompanitë në të gjithë vendin kursejnë energji", tha Scholz para Bundestagut në Berlin.