Hajnat kanë vjedhur një grumbull monedhash kelte në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh nga një muze gjermane pasi kishte ndërprerë lidhjet telefonike lokale dhe të internetit.
Punëtorët e muzeut në Manching zbuluan të martën se një vitrinë ishte thyer dhe koleksioni prej 450 monedhash ishte vjedhur, informoi policia.
“Ata shkëputën të gjithë Manchingun. Muze është në një lokacion me siguri të lartë, por të gjitha lidhjet me policinë ishin shkëputur”, tha kryetari Herbert Nerb, raportoi The Guardian.
Zhdukja e thesarit ishte një “katastrofë totale” për qytetin, ka shtuar ai.
Të zbuluara në vitin 1999, monedhat datojnë në shekullin 3 p.e.s. dhe kanë vlerë disa miliona euro.
Hajnat vodhën edhe 21 stoli dhe gjëra të tjera me vlerë.