Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka njoftuar të enjten mbrëma se nuk do të garojë për të njëjtin post, por do të mbetet në Kongres. Njoftimi i saj është bërë në ditën kur demokratët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.
Vendimi i Pelosit për të mos kërkuar mandat të ri si lidere e demokratëve ka qenë i pritur. Demokratja nga Kalifornia, e cila u bë e njohur si gruaja e parë në rolin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, është figurë e rëndësishme e politikës amerikane.
Për herë të parë ishte zgjedhur anëtare e Dhomës në vitin 1987. Kolegët demokratë i janë shprehur mirënjohës për punën e saj, mirëpo në të njëjtën kohë i janë frikësuar brendit të saj të fuqishëm prej një lidereje.
Largimi i Pelosit do të ketë domino efekt në lidershipin e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve pasi në muajin dhjetor do të mbahen zgjedhjet e brendshme te partia demokrate që do të përcaktojë planet për Kongresin e ri.