Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se 10 milionë ukrainas janë pa energji pas një vale të re të sulmeve me raketa nga Rusia.
Të paktën shtatë persona u vranë në sulme, ndërsa numri pritet të rritet, raportoi BBC-ja të premten.
"Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, shtoi ai.
Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke goditur më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile, më pak se dy ditë pas një prej bombardimeve të saj më të rënda deri më tani.
Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më shumë.
Njerëzit në Kiev u zgjuan nga reshje të borës të enjten në mëngjes dhe ndërprerjet e energjisë kanë bërë që shumë të mos kenë ngrohje në shtëpitë e tyre.