Punëtorët e shëndetësisë publike kanë protestuar në Madrid të dielën duke kërkuar më shumë punëtorë në qendrat kryesore dhe janë shprehur kundër dëmtimi të sistemit publik në favor të atij privat.
Protesta është thirrur nga sindikatat e punëtorëve dhe partitë e majta politike, duke i bërë thirrje Madridit që t’i dalë në mbrojtje shëndetësisë publike.
Ndërkaq më 21 nëntor pritet të mbahet greva e 5 mijë doktorëve të kryeqytetit spanjoll.
Qeveria e krahut të djathtë në Madrid është kritikuar ashpër në vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë së Covid-19, për menaxhimin e dobët të klinikave publike.
Mirëpo, udhëheqësit e shëndetësisë publike në Madrid kanë mohuar se ka mungesë të stafit në qendrat mjekësore të kryeqytetit.
Ata kanë thënë se protestat dhe grevat janë orkestruar nga partitë e krahut të majtë, të cilat synojnë të fitojnë përkrahje para zgjedhjeve komunale dhe rajonale që do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.