Botë

Johnny Depp ndahet nga avokatja

Johnny Depp u nda me avokaten Joelle Rich.

Një burim anonim e ka konfirmuar këtë informacion për revistën People. Arsyeja e ndarjes së tyre nuk është bërë e ditur.

Në vitin 2018, Joelle përfaqësoi Johnnyn në gjyqin kundër tabloidit britanik The Sun. Në fund të shtatorit të këtij viti u bë e ditur se të dy ishin bashkë.

Edhe pse më parë aktori ishte i lidhur me avokaten Camilla Vasquez, e cila e përfaqësonte në gjyq me Amber Heardin, zemra e tij u rrëmbye nga një person tjetër.

Rich nuk ishte pjesë e ekipit të tij ligjor në gjyqin e fundit. Megjithatë, ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit në Virginia për të treguar mbështetjen e saj për aktorin. Të dy e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për disa muaj.