Dy adoleshentë të Iowas e kanë vrarë mësuesen e tyre për shkak se ishin të frustruar për notat e këqija, kanë thënë prokurorët të mërkurën, raportoi The Guardian.
Willard Miller dhe Jeremy Goodale akuzohen për vrasjen e Nohema Graber në Fairfield.
Është kërkuar që të bëhen kërkime në shtëpitë e tyre dhe të mblidhen më shumë prova nga komentet që Miller i kishte dhënë policisë dhe informacionet që i janë marrë nga telefoni dhe llogaria e tij në Snapchat.
Trupi i Graberit u gjet në park vitin e kaluar, i fshehur. Ajo ishte rrahur për vdekje me një shkop bejsbolli. Në atë kohë djemtë ishin 16 vjeç.
Hetuesit zbuluan se Miller e takoi mësuesen një ditë para vrasjes që të diskutonte për notat e këqija. Më pas, Graber shkoi në park ku zakonisht bënte shëtitje. Pas saj, shkuan edhe dy djemtë.
Nga intervista në polici, Miller e përshkroi frustrimin me mënyrën si Graber u mësoi spanjishten dhe se si notat në klasën e saj po ia ulnin rezultatin e përgjithshëm.
“Notat e këqija besohet se ishin motivi prapa vrasjes së Graberit që e lidh direkt me Millerin”, thuhet në dokumentet e gjykatës.