Botë

81 njerëz pësojnë sulm në zemër në ndejën e “Halloweenit” në Kore

Descriptive Text

Dhjetëra njerëz kanë pësuar sulm në zemër pasi janë shtypur nga turma e madhe në festivalin e “Halloweenit” në Seul të Koresë së Jugut të shtunën.

Zyrtarë të shërbimeve emergjente kanë bërë të ditur se rreth 100 njerëz janë lënduar si pasojë e stampedos në distriktin e Itaewonit.

Sipas ekipeve emergjente, janë raportuar 81 raste të “mungesës së frymëmarrjes” për shkak të turmës së madhe që ishin mbledhur për të festuar ngjarjet e “Halloweenit”, për herë të parë pa maska që nga nisja e pandemisë, raporton BBC të shtunën. 

Është raportuar edhe për vdekje.

Pamjet kanë treguar shumë qytetarë që trajtoheshin nga ekipet emergjente nëpër rrugë.

Rrugët e Seulit ishin të stërmbushura nga njerëzit që festonin “Natën e Shtrigave”.

Në rrjete sociale paraprakisht ishte paralajmëruar se zona në Itaewon ishte aq e ngarkuar sa që ishte e pasigurt.