Ushtria ruse ia ka kthyer asaj ukrainase trupin e amerikanit që u vra në gusht derisa po luftonte krah ushtrisë ukrainase.
Transferimi u krye të mërkurën nga rajoni i Zaporizhzhias, raportoi CNN-i të mërkurën.
Amerikani Joshua Jones ishte 24 vjeç. Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar familjen e tij për trupin.
Të dyja palët u pajtuan për armëpushim dy orësh përgjatë kohës së transferimit të trupit.
Një ambulancë ukrainase qëndroi në zonë në pritje të trupit. Ukrainasit thanë se ishin në gjendje ta identifikonin trupin e Jonesit përmes tatuazheve dhe karakteristikave të tjera identifikuese. Rusët po ashtu kishin dërguar fotografi të trupit paraprakisht.
“E kthyem atë. Nuk mund t’ua them çfarë barre është hequr nga shpina e kësaj familje”, ka thënë i përlotur babai i tij.