Botë

Afro 50 të vdekur në një sulm ajror në Birmani

Foto: BBC
 

Afro 50 persona kanë vdekur dhe rreth 100 janë lënduar, pas një sulmi ajror në Birmani ku është shënjestruar një prej grupeve më të mëdha kryengritëse në këtë vend, raporton BBC.

Shifra e të vdekurve është dhënë nga koloneli Naw Bu, zëdhënësi i Ushtrisë për Pavarësinë e Kachinit (KIA).