Botë

Zelensky: Rusia me sulme masive ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka lansuar sulme të reja masive duke shënjestruar rrjetin energjetik të Ukrainës, raporton BBC.

Ai ka thënë se sulmet, të një “shkalle shumë të gjerë”, po gopdasin rajonet e Ukrainës në perëndim, qendër, jug dhe lindje.

Kryeqendra e Ukrainës, Kievi, ka njoftuar se afro 1.5 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Zelensky ka thënë se shumica e raketave ruse dhe dronët po rrëzohen, ndërsa ka shtuar se ofensiva e tillë nuk do të ndalë avancimin e ushtrisë ukrainase.

“Sigurisht, nuk e kemi ende aftësinë teknike për të rrëzuar 100 për qind të raketave ruse dhe dronëve. Por do të arrijmë gradualisht atje, me ndihmën e partnerëve tanë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim.

Gati një e treta e stacioneve energjetike të Ukrainës janë shkatërruar në valën e sulmeve që nisi nga e hëna e kaluar.