Botë

Giorgia Meloni betohet si kryeministrja e parë femër e Italisë

Descriptive Text

Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që u betua si kryeministrja e parë femër e Italisë të shtunën, fitoi zgjedhjet në një fushatë të ndërtuar rreth një premtimi për të bllokuar anijet e emigrantëve, dhe për mbështetje për "vlerat familjare" tradicionale dhe temat anti-LGBTQ.

Meloni u betua nga presidenti italian Sergio Mattarella në një ceremoni në Pallatin Quirinale në Romë, raportoi CNN-i të shtunën.

Ajo kryeson një aleancë të partive të ekstremit të djathtë dhe të qendrës së djathtë, dhe do të formojë qeverinë më të djathtë që Italia ka parë në dekada.

Fitorja e Melonit në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar sugjeron se joshja e nacionalizmit mbetet e pandërprerë në Itali – por zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë nga e djathta, ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas.

Qeveria e re përbëhet nga një koalicion me dy liderë të tjerë të krahut të djathtë. Njëri është Matteo Salvini, një ish-ministër i Brendshëm.

24 ministrat e Melonit – gjashtë prej tyre gra, u betuan përkrah saj të shtunën.