Incidenti mbi Detin e Zi, aeroplani luftarak rus kishte lansuar raketë në drejtim të aeroplanit britanik
Foto: EPA
Një raketë është lëshuar nga një aeroplan luftarak rus në afërsi të një aeroplani të Forcave Ajrore të Britanisë që nuk ishte i armatosur. Aeroplani britanik ishte në patrullë mbi Detin e Zi, është njoftuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, raporton BBC.
Wallace ka bërë të ditur se incidenti “potencialisht i rrezikshëm’ ka ndodhur më 29 shtator në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Rusia ka thënë se ishte rezultat i një “defekti teknik”.
Patrullat e Britanisë mbi Detin e Zi ishin pezulluar, por u rikthyen dhe po përcillen nga një aeroplan luftarak pas reagimit rus.
Wallace ka thënë se Ministria e Mbrojtjes së Britanisë nuk po e trajton incidentin.