Botë

Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë

 

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësaj jave ndaj të paktën 14 faqeve të internetit të aeroporteve të SHBA-së, përfshirë ato në Los Angeles dhe Çikago, duket të jetë vepër e një grupi rus të hakerëve. Ndërprerjet nuk shkaktuan probleme të mëdha për pasagjerët e linjës ajrore, por ekspertët thonë se ato nënvizojnë një kërcënim të madh.

Sulmi me qëllim pamundësimin e shërbimeve u bë ndaj faqeve të internetit të 14 aeroporteve amerikane, duke i përmbytur ato me trafik në përpjekje për t'i mbyllur ose për ta bërë të vështirë përdorimin e tyre.