Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i konfirmoi sulmet mbi Kiev të hënën, derisa nëpërmjet një adresimi, pati një “përgjigje” të ashpër.
Siç raportoi BBC-ja, Putin tha se Rusia do t'i përgjigjet “fuqishëm” çdo akti tjetër “terrorist” ndaj territorit rus.
Udhëheqësi rus pritet të takohet me Këshillin e Sigurisë për ta diskutuar shpërthimin mbi urën që lidh Rusinë me Krimenë.
Rusia sulmoi të hënën Kievin, ku të paktën tetë persona mbetën të vdekur e disa të tjerë u plagosën. Për sulmin kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë së Madhe dhe të Moldavisë, duke dënuar aktin.