Botë

Tre të vdekur pas përmbysjes së një anijeje turistike në Poloni

Tre persona kanë vdekur pasi një varkë turistike prej druri u përmbys në qytetin verior polak të Gdanskit.

Zyrtarët thanë se varka ka shumë të ngjarë të jetë përmbysur për shkak të valëve të krijuara nga një rimorkiator aty pranë.

14 persona, përfshirë edhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bor kur Galar Gdanski u përmbys në lumin Motlawa të shtunën.

Shërbimi shtetëror i zjarrfikësve tha se tre persona u nxorën nga uji dhe u bënë përpjekje për t'i ringjallur, shkruan BBC-ja të dielën.

Një 60-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë vdiqën më pas në spital.

Një nga viktimat ishte një grua shtatzënë, raportojnë mediat lokale.

Më shumë se 20 zjarrfikës, njësi kërkim-shpëtimi dhe roje kufitare u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Kryetarja e bashkisë së Gdanskut, Aleksandra Dulkiewicz, e përshkroi incidentin si një “tragjedi të madhe”.

Ai tha se shkaqet e aksidentit të tmerrshëm do të shpjegohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se të mbijetuarit ishin nën “kujdes profesional mjekësor dhe psikologjik”.

Varkat si ajo që u përmbys janë zakonisht rreth nëntë metra të gjata dhe mund të marrin deri në 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Ajo janë kopje të një anijeje polake të njohur në shekullin 18-të e përdorur për transportimin e mallrave poshtë lumit.