Botë

Nobeli për Paqe në kohë lufte – bastet favorizojnë Zelenskyn, e njohësit kritikun e Putinit, Navalny

Foto: AP
 

Çmimi Nobel për Paqe do të ndahet të premten në Norvegji, në kohën kur lufta më e madhe e Evropës në shtatë dekada po zhvillohet në kontinent.

Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë do të thotë se njoftimi i këtij viti për Nobelin për Paqe do të jetë ndër vendimet më të ndjekura dhe më të ndërlikuara, i marrë nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në kohët e fundit, raportoi CNN-i të enjten.