Botë

Miratohen sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

 

Çmimeve të eksportit të naftës ruse do t’u vendoset një tavan, përveç kufizimeve shtesë të tregtisë dhe ndalimeve të udhëtimeve, si pjesë e paketës së tetë të sanksioneve ndaj Rusisë, e miratuar të enjten zyrtarisht nga vendet e BE-së.

“Paketa i përgjigjet përshkallëzimit të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas bazuar në referendume të rreme, mobilizimin e trupave shtesë dhe kërcënimet e hapura bërthamore”, thuhet në një njoftim për shtyp të BE-së.