Të paktën 30 persona janë vrarë një ish-zyrtar policor ka hapur zjarr në një çerdhe në Tajlandë të enjten, raportoi BBC.
I armatosuri gjendet në arrati pas sulmit.
Policia tha se mes viktimash ka fëmijë dhe të rritur.
Sulmuesi qëlloi me armë dhe theri fëmijë e të rritur dhe nuk dihet vendndodhja e tij, tha policia. Nuk dihet motivi i sulmit.
Raportimet në Tajlandë thonë se ai është shkarkuar së fundmi.
Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Më 2020 një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.