Botë

NATO e lavdëron Ukrainën për përparimet e fundit kundër forcave ruse

Shtetet anëtare të NATO-s janë pajtuar që ta forcojnë mbështetjen për Ukrainën
 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbi arritjet e fundit të Kievit kundër forcave ruse, shkroi Anadolu Agency.

Pas bisedës së tyre telefonike, Stoltenberg lavdëroi ushtrinë ukrainase për përparimin sa i përket rikthimit të territorit në luftën me Rusinë.