Botë

Frika nga ikja e trurit, Putini përjashton disa studentë nga mobilizimi

Foto: AP
 

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të mërkurën një dekret që përjashton disa kategori studentësh nga mobilizimi për luftën në Ukrainë.

Duke folur në një takim virtual me mësuesit, Putini tha se përjashtimi lidhet me studentët që për herë të parë studiojnë në arsim me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në institucionet e akredituara, si dhe ata pasuniversitar në fushën e shkencës, raportoi BBC-ja të mërkurën.