Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë zbuluar një "dhomë torture" të përdorur nga trupat ruse – pasi kanë gjetur dhëmbë, mjete dhune dhe një maskë gazi të përdorur gjatë varrosjes së të burgosurve gjallë, shkroi të mërkurën New York Post.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka krahasuar skenat e tmerrshme të gjetura në fshatin e sapoçliruar Pisky-Radkivski me "një min- Auschwitz".
Ajo shpërndau imazhe shqetësuese, duke përfshirë disa të një maskë gazi të braktisur që supozohet se ishte "vënë në kokën e një viktime, e cila ishte e mbuluar me një leckë që digjej dhe e varrosur për së gjalli".
Një tjetër imazh tregonte një enë plastike me dhjetëra dhëmbë dukati të hequr nga viktimat.
“Bashkë me gjëra të tjera, ato u përdorën nga trupat ruse kundër qytetarëve ukrainas që u kapën dhe u futën në dhomën e tmerrshme të torturave”, tha shefi i hetimeve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë, Sergiy Bolvinov. “Fqinjët gjithnjë dëgjonin bërtitma nga aty”, insistoi Bolvinov, që shtoi se kabllo dhe litarë u gjetën po ashtu në bodrum.
Ai paraqiti një video të policëve që shikonin nëpër bodrum ku shenja gjaku dukeshin në mure.
Pavarësisht provave, Kremlini vazhdimisht ka mohuar pretendimet për abuzime ose sulme mbi civilët.