Botë

Rusia rekruton mbi 200,000 qytetarë pas urdhrit të Putinit

 

Më shumë se 200,000 qytetarë rusë janë dërguar në ushtri pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim muajin e kaluar.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se regjimi i Putinit planifikoi të rekrutonte mbi 300,000 trupa, raportoi Reuters. Mobilizimi synon të zëvendësojë humbjet ruse në Ukrainë.