Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hapur një sondazh në Twitter për njeriun më të pasur në botë Elon Musk.
Në sondazh Zelensky ka pyetur se cilin Elon Musk preferoni më tepër. Ka vendosur dy opsione: atë që e përkrah Ukrainën apo atë që e përkrah Rusinë.
Për afro 15 minuta që kur e ka postuar sondazhin janë hedhur afro 245 mijë vota, dhe opsioni i parë “atë që e përkrah Ukrainën” kryeson me 91 për qind të votave.
Which @elonmusk do you like more?
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 3, 2022