Botë

Ish-drejtori i CIA-s: Nëse Moska përdor armë bërthamore, SHBA-ja me aleatë do t'i shkatërrojë trupat ruse

Foto: AP
 

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët do të veprojnë në rast se Moska do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, raportoi të hënën “The Guardian”.

Sipas Petraeusit, në rast të përdorimit të armëve bërthamore, SHBA-ja bashkë me aleatët e saj do t’i shkatërrojnë trupat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë dhe do ta fundosin flotën e saj në Detin e Zi.