Botë

Dhuna po thellon zinë e bukës

Pasika Bagerimana qëndron jashtë një strehimore të përkohshme që e ndan me të tjerët që ikën nga luftimet në Nyiragongo, Republika Demokratike e Kongos

“Mami, më duhet të ha. Mund të më japësh ushqim?” - iu lutën nënës Pasika Bagerimana. Daniel, 2 vjeç dhe Bonane, 5 vjeç, vdiqën në korrik vetëm disa javë pasi u zhvendosën nga dhuna në fshatin e tyre në Kongon lindore midis rebelëve M23 dhe forcave qeveritare

Gjëja e fundit që Pasika Bagerimana kujton para se t’i vdisnin djemtë ishin klithmat e tyre të urisë. Por nëna 25-vjeçare nuk kishte me çfarë t'i ushqente.

“Mami, më duhet të ha. Mund të më japësh ushqim?” - iu lutën ata. Daniel, 2 vjeç dhe Bonane, 5 vjeç, vdiqën në korrik vetëm disa javë pasi u zhvendosën nga dhuna në fshatin e tyre në Kongon lindore midis rebelëve M23 dhe forcave qeveritare.