Botë

Arrestohet drejtori i Doganës i Malit të Zi, dyshohet për kontrabandë me cigare

 

Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq, është arrestuar më 1 tetor me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit. Por, siç mësohet jozyrtarisht, Millosheviq është liruar gjashtë orë pas arrestimit.

Prokuroria e Posaçme e Shtetit ende nuk ka bërë ndonjë njoftim për lirimin e tij dhe lajmi nuk është konfirmuar as nga Policia.