Botë

Arrin në 54 numri i viktimave nga uragani Ian, 47 prej tyre në Florida

Foto: AP
 

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga uragani Ian që goditi SHBA-në dhe Kubën, raporton agjencia AP.

Së paku 54 persona raportohet se kanë vdekur: 47 prej tyre në Florida, katër në Karolinë Veriore dhe tre në Kuba.