Botë

Evropa bën hap kyç ndaj varësisë nga Rusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe liderët e tjerë evropianë kanë marrë pjesë në përurimin e tubacionit të ri që do të furnizojë me gaz nga Azerbajxhani në Bullgari.

Tubacioni i gjatë prej 182 kilometrash, nga Von der Leyen është cilësuar si “ndryshues i lojës” për sigurinë energjetike të Evropës. Ajo ka thënë se Evropa ka gjithçka që i nevojitet për të liruar veten nga varësia prej Rusisë, duke shtuar se kjo është “çështje e vullnetit politik”.

Tubi është i dizajnuar të përçojë gazin nga verilindja e qytetit grek të Komotinit në Stara Zagora në qendër të Bullgarisë. Pritet që furnizimi të fillojë me kapacitet prej 3 miliardë metra kub gaz çdo vit, me mundësinë e zgjerimit në 5 miliardë metra kub.

Në fund të muajit prill Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për Bullgarinë pasi refuzoi të paguante në rubla.

Marrëdhëniet mes dy ish-shteteve sovjetike janë zbehur në muajt e fundit dhe gjatë shtatorit Bullgaria dëboi 70 diplomatë rusë.

Bullgaria ka pranuar ofertën e operatorëve të gazit, të cilët janë shprehur të gatshëm të transportojnë gazin nga Azerbajxhani duke përdorur sistemin e integruar të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.