Botë

Rusia sulmon një autokolonë në Zaporizhzhia, të paktën 23 të vdekur

Foto: AP
 

Një sulm rus në qytetin ukrainas të Zaporizhzhias la të vdekur të paktën 23 njerëz dhe të plagosur dhjetëra të tjerë, tha një zyrtar të premten, vetëm disa orë përpara se Moska të shpallë aneksimin e disa territoreve ukrainase, pas një përshkallëzimi të luftës shtatë-mujore.

Guvernatori rajonal i Zaporizhzhias, Oleksandr Starukh e bëri njoftimin në një deklaratë në internet të premten. Ai tha se kishte të paktën 28 ​​të plagosur kur forcat ruse shënjestruan një autokolonë humanitare që shkonte në territorin e pushtuar nga Rusia, raportoi Associated Press të premten.