Një burrë është konfirmuar si i vdekuri i parë në zonën e Floridas si pasojë e përmbytjeve që shkaktoi uragani Ian, i cili goditi këtë pjesë të SHBA-së të enjten pasdite.
Lajmin e vdekjes e kanë bërë të ditur zyrtarët në Volusia County, në verilindje të Orlandos, Florida.
Në një konferencë për shtyp, ata thanë se një burrë 74-vjeçar doli gjatë stuhisë në përpjekje për të kulluar pishinën e tij dhe vdiq, raportoi BBC-ja të enjten.
Stuhia tropikale Ian pritet të kthehet sërish në një uragan më vonë të enjten përpara se të arrijë në tokë për herë të dytë të premten, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC).
Qendra lëshoi gjithashtu një paralajmërim uragani për të gjithë bregdetin e Karolinës së Jugut.
Stuhia tropikale Ian është tani rreth 40 km në veri-lindje të Kepit Canaveral, aty ku NASA lëshon raketa në hapësirë në Qendrën Hapësinore Kennedy.
Erërat maksimale të qëndrueshme të Ian-it janë rritur deri në rreth 110 km/h.