Botë

Modelja e Birmanisë dënohet me gjashtë vjet burgim për publikim të fotografive nudo

 

Një modele nga Birmania është dënuar me gjashtë vjet burgim nga një gjykatë ushtarake për postimin e fotove në faqen për të rritur “OnlyFans”, shkroi të mërkurën BBC-ja.

Siç thanë autoritetet ushtarake, Nang Mwe San, modele dhe ish-mjeke, është akuzuar para dy javësh për “dëmtim të kulturës dhe dinjitetit”.