Botë

“Në sondazhe mbështesni luftën, pse po ikni tani?”, mesazh për refugjatët rusë

Descriptive Text

Rusët që zgjodhën ikjen para rekrutimit për luftë ndaj Ukrainës, u pritën me pankarta kundër Putinit, në kufirin me Gjeorgjinë, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Protestuesit mbanin në duar pankartat “Putini është terrorist” dhe “Rusia vret”, ndërsa një pankartë tjetër thoshte se “në sondazhe, shumica prej jush mbështesin luftën, pse po ikni prej saj tani?”.

Opozitarët e Gjeorgjisë janë shprehur kundër fluksit të pakontrolluar të ikjes nga Rusia, që u dyfishua qëkur presidenti Putin shpalli mobilizimin e ri ndaj Ukrainës.

Gjeorgjia është ndër vendet e pakta që ndan një kufi me Rusinë, në të cilin rusët mund të futen pa vizë.

Gjatë kësaj jave u regjistruan shifra rekorde të ikjes.

Demonstruesit në rrugët e Rusisë u përleshën për disa ditë me policinë. Të arrestuarit, sipas mediave perëndimore, u detyruan të shkonin në frontet e luftës.