Botë

Pamje brenda kazermës, si i pjekin bukët ushtarët ukrainas

Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme, ushtarët ukrainas po gjejnë mënyra për ta pjekur bukën.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, publikoi të martën, videon e një ushtari që brenda kazermës po gatuante bukë për ushtarët.

Trupat ukrainase ishin mobilizuar para se të niste lufta dhe furnizimet, sipas mediave perëndimore, janë të rregullta.

Ndarja e ushqimeve bëhet në bazë të grupeve ushtarake, ndërsa Ukraina po përkujdeset edhe për t'i mbajtur të furnizuar me pije. Zakonisht ushqimet që përdoren në ushtri janë të konservuara.

Për dallim nga ukrainasit, rusët është thënë se kanë pasur probleme të vazhdueshme me furnizime. Britania e Madhe, në raportet e mëhershme, bënte të ditur se trupat ukrainase i kishin shkatërruar urat dhe rrugët që rusët i përdornin për furnizime.

Dhjetëra garnizone ruse mbetën pa ngrënë për disa ditë. Pos kësaj, rusët e rekrutuar së fundmi për të luftuar në Ukrainë, po qëndrojnë në qendra në gjendje të mjerueshme.