Botë

Gjermania nënshkruan me Emiratet marrëveshje për energji

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nënshkruar marrëveshje me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, që mbulon përshpejtimin e sigurisë energjetike dhe rritjen industriale, raporton agjencia Reuters.

Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit (ADNOC) ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për ndërmarrjen gjermane RWE, thuhet në raport. ADNOC do të dorëzojë dërgesën e parë në fund të vitit 2022, për përdorim në operimin testues të një terminali të gazit natyror në Brunsbuettel.