Botë

Tmerri nga policia e moralit në Iran

Patrullat e policisë së moralit janë të ngarkuara me punë që të sigurohen se gratë iraniane po mbajnë hixhabin siç duhet
 

Më 7 mars 1979, lideri i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, dekretoi se hixhabet do të ishin të detyrueshme për të gjitha gratë në vendet e tyre të punës dhe se ai i konsideronte gratë e pambuluara si

Vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pasi u ndalua nga e ashtuquajtura policia morale e Iranit ka shkaktuar protesta masive, me gratë që djegin shamitë e tyre si akt sfidues rezistence kundër kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike dhe atyre që e zbatojnë atë.

Gasht-e Ershad (Patrullat e bindjes) janë njësi speciale të policisë të ngarkuara me sigurimin e respektimit të moralit islam dhe të ndalojnë njerëzit që perceptohen si të veshur "në mënyrë të pahijshme".