Botë

Zelensky: Rusia planifikon t’i mobilizojë 1 milion qytetarë, jo 300 mijë

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten, se Rusia po planifikon t'i mobilizojë 1 milion qytetarë për luftë, e jo 300 mijë sa ka paralajmëruar.

Siç raportoi BBC-ja, Zelensky u shpreh se thirrja për 300 mijë persona dihej tash e sa kohë, por sipas tij, udhëheqësia ruse po bëhet gati për 1 milion.