Botë

SHBA-ja po i merr seriozisht kërcënimet e Putinit për armë bërthamore

Foto: AP
 

SHBA-ja po i merr seriozisht kërcënimet e fshehta të presidentit rus, Vladimir Putin, se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur zonat në Ukrainë, ka thënë për BBC-në të enjten, zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby ka thënë se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar "qëndrimin e saj strategjik parandalues", por se Putini po flet në mënyrë të papërgjegjshme.