Botë

Vendet baltike do të refuzojnë strehimin e rusëve që ikin nga mobilizimi

Foto ilustrim / BBC
 

Vendet baltike kanë njoftuar se do të refuzojnë t’i strehojnë rusët që ikin nga mobilizimi i paralajmëruar të mërkurën, shkroi Reuters.

Ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, vende të cilat kufizohen me Rusinë, kanë njoftuar se nuk do të ofrojnë strehim për asnjë rus që ikën nga mobilizimi i trupave të Moskës.