Botë

Një i vdekur dhe 146 të lënduar nga tërmeti në Tajvan

Descriptive Text

Një person ka vdekur dhe 146 të tjerë dyshohet se kanë mbetur të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur të dielën Tajvanin, shkroi të hënën Reuters.

Nga tërmeti me magnitudë 6.8, pati edhe dëme të shumta materiale.

Katër persona janë shpëtuar nga një ndërtesë që është shembur në Yuli, ndërsa tre persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital pasi automjetet e tyre ranë nga një urë.

Administrata e Hekurudhave të Tajvanit tha se gjashtë trena dolën nga shinat në stacionin Dongli në Tajvanin lindor, por departamenti i zjarrfikësve tha se nuk kishte të lënduar.

Siç u njoftua, më shumë se 600 njerëz janë bllokuar në zonat malore Chike dhe Liushishi nga rrugët e bllokuara, megjithëse nuk pati të lënduar dhe shpëtimtarët po punonin për të rihapur rrugët.