Dy motra adoleshente janë gjetur të varura në një pemë në shtetin indian të Uttar Pradesh në një rast të dyshuar rrëmbimi dhe përdhunimi.
Policia tha se trupat u gjet të mërkurën pasdite në lagjen Lakhimpur. Ata kanë filluar hetimet pasi familja dyshon se ato janë rrëmbyer e përdhunuar, shkruan BBC-ja.
Gjashtë burra janë arrestuar të dyshuar për dhunim dhe vrasje.
Trupat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, ka thënë Policia.
Vajzat, të dyja nën 18 vjeç, i përkisnin kastës Dalit në fund të një hierarkie thellësisht diskriminuese hindu.
Pavarësisht mbrojtjeve kushtetuese, komuniteti përballet në mënyrë rutinore me paragjykime dhe dhunë. Një rast i vitit 2020 që përfshinë përdhunimin në grup dhe vrasjen e një vajze 19-vjeçare në rrethin Hathras të Uttar Pradeshit, shkaktoi një protestë publike, duke vënë në pah se sa të pambrojtura ishin gratë e Dalit.
Edhe ky rast ka shkaktuar protesta nga vendasit dhe partitë opozitare.
Familja tha se ata filluan të kërkonin vajzat dhe përfundimisht i gjetën ato të varura në një pemë.
Shefi i policisë së qarkut Sanjeev Suman tha se vajzat u dërguan në një fushë me kallam sheqeri ku u mbytën për vdekje.
“Të akuzuarit më pas varin trupat e tyre nga pema për ta bërë të duket si vetëvrasje”, shtoi Suman, sipas kanalit NDTV.
Sipas mediave lokale, policia ka hasur në disa rezistencë kur ka shkuar në shtëpinë e vajzave mbrëmjen e së mërkurës, ku banorët e zonës i ishin bashkuar familjes në shenjë proteste.