Botë

Çfarë po ndodh në Suedi? “Parajsa evropiane” po kthehet në një spirale dhune

 

Në mes të gushtit, një grua që bënte pazar në një qendër tregtare në Malmo, Suedi, u qëllua aksidentalisht nga një person i armatosur për të cilin policia më vonë ka thënë se kishte në shënjestër një anëtar të një bande rivale, shkruan Politico.

Vetëm disa ditë më vonë, një grua dhe një fëmijë u goditën nga plumbat gjatë një shkëmbimi zjarri – që dyshohet se ishte mes bandave rivale - pranë një sheshi lojërash në qytetin e Eskilstunas.