Botë

Rusia kërcënon se nuk do të lëshojë gazin për Perëndimin deri në heqje të sanksioneve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rusia ka ndalur furnizimin me gaz për Evropën përmes gazsjellësit Nord Stream 1, shkroi të hënën “Financial Times”.

Moska ka njoftuar se furnizimi me gaz për në Evropë nuk do të rifillojë derisa të hiqen sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës si pasojë e pushimit të Ukrainës.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, fajësoi sanksionet e Bashkimit Evropian, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë për dështimin e Rusisë për të ofruar gaz përmes tubacionit kryesor, i cili dërgon gaz në Gjermani nga Shën Petersburgu përmes detit Baltik.

“Problemet me pompimin e gazit erdhën për shkak të sanksioneve që vendet perëndimore vendosën kundër vendit tonë dhe disa kompanive. Nuk ka arsye të tjera që mund të kenë shkaktuar këtë problem”, tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Deklarata e Peskovit është kërkesa më e ashpër deri më tani nga Kremlini që BE-ja të heqë sanksionet e saj në këmbim të rifillimit të dërgesave të gazit nga Rusia në këtë kontinent.