Botë

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

Foto: AP
 

Qeveria polake të enjten ka vlerësuar koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist në 1.3 trilionë euro, ndërsa njoftoi se do të kërkonte nga Gjermania të negociojë këto dëmshpërblime.

“Është një shumë e konsiderueshme prej 6.2 trilionë zllotë”, ka thënë në një konferencë, zëvendëskryeministri, Jaroslav Kaczynski, shkroi të enjten "Euronews".