Zyrtarët kufitarë të Teksasit kanë kapur sasinë më të madhe të drogës në 20 vjetët e fundit, duke zbuluar kokainë në vlerë rreth 12 milionë dollarë, të fshehur në pelena bebesh.
Droga u sekuestrua në Urën e Solidaritetit të Kolumbisë, qindra kilometra larg San Antonios, të premten e kaluar, pasi oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) i bën një inspektim dytësor një rimorkioje të vitit 2016, raportoi Daily Mail të enjten.
Ata zbuluan 1,935 pako që përmbanin gati një ton kokainë të supozuar, brenda dërgesës, pasi nxorën jashtë qentë snifer dhe përdorën një ekzaminim të sistemit të inspektimit jo ndërhyrës.
Qyteti kufitar i Laredos, i cili ndan kufirin me qytetin meksikan Nuevo Laredo, është një pikë e nxehtë e kontrabandës së drogës në SHBA.
Randy Howe, drejtor i operacioneve në terren në Laredo, tha për Fox News se ky ishte një "konfiskim kolosal dhe rekord".
Agjentët specialë të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së dhe Hetimeve të Sigurisë po hetojnë ngarkesën, e cila ka një vlerë prej 11,818,400 dollarë.
Muajin e kaluar, më shumë se gjysmë milioni dollarë kokainë u sekuestrua nga një kamion mallrash që përpiqej të hynte në SHBA i maskuar si kamion që eksportonte “pije freskuese”.