Botë

Një afgane arrestohet pasi tregon publikisht se u rrah dhe u përdhunua vazhdimisht nga talebani

Një afgane arrestohet pasi tregon publikisht se u rrah dhe u përdhunua vazhdimisht nga talebani
Foto: AP
 

Talebanët njoftuan se kanë arrestuan dhe do ta dënojnë shpejt një grua afgane që u shfaq në një video në rrjete sociale këtë javë dhe tha se një zyrtar i lartë taleban e detyroi atë në martesë dhe e përdhunoi vazhdimisht.

Në video, gruaja qante derisa përshkruante se rrahje dhe përdhunohej nga ish-zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme talebane, Saeed Khosti. Ajo tha se po fliste nga një apartament në Kabul ku talebanët e kishin mbyllur pasi tentoi të ikte nga vendi, dhe kërkoi shpëtim, raportoi AP.