Një banor vdiq në një shtëpi kujdesi në Kalifornia dhe dy të tjerë u shtruan në spital pasi stafi gabimisht u shërbyen atyre detergjent për larjen e enëve duke menduar se ishte lëng i pijshëm, raportoi The Guardian të martën.
Të tre personat u dërguan në spital, por më pas një nga ta vdiq, njoftoi policia.
Udhëheqësit e shtëpisë së kujdesit menjëherë suspenduar punonjësit që u dyshuan se kishin gisht në shërbimin e detergjentit.
“Siguria dhe mirëqenia e banorëve tanë mbetet top prioritet për ne gjithnjë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Rasti vuri në pah një nga rezultatet më të këqija që mund të imagjinohen për mbi 800,000 persona që banojnë nëpër objekte kujdesi në të gjithë SHBA-në.
Sipas informacioneve nga e bija, personi që vdiq ishte një grua 93-vjeçare. Sipas saj, e moshuara ishte me demencë dhe se i nevojitet ndihmë për t’u ushqyer.